Vendosni fjalën kyçe....

E premte e ngarkuar për presidentin Meta, axhendës i shtohet edhe një takim me Mediun


Kjo e premte padyshim është një ditë e ngarkuar me takime për presidentin e vendit Ilir Meta.

Ai ka ftuar në Presidencë edhe kryetarin e PR-së, Fatmir Mediun, për t’u konsultuar mbi datën e zgjedhjeve parlamentare që do mbahen në vitin 2021.

Takimi në fjalë është kërkuar në orën 09:45, në Presidencë.

Më vonë, rreth orës 11:00 pritet që presidenti të presë në zyrë kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Ballën.

1 orë më vonë do të jenë kryedemokrati Lulzim Basha dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, që do të shkojnë tek Meta. Në orën 12:30 në Presidencë do të shkojë sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari. E në fund mbetet takimi me Rudina Hajdarin në 17:30.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *