Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një makinë e djegur në Durrës, dyshohet se u përdor për vrasjen e 40-vjeçarit


Një makinë e djegur është gjetur para pak minutash në zonën e Porto Romanos në Durrës.

Policia dyshon se ajo është përdorur nga autorët e vrasjes së 40-vjeçarit Feriz Bardhi mesditën e sotme në qytetin bregdetar.

Viktima u qëllua me armë automatike sapo doli nga banesa e tij në lagjen 18. Edhe pse u dërgua me shpejtësi në spital, ai nuk mundi t’u rezistojë plagëve të marra.

Bardhi ishte arrrestuar në Itali në vitin 2012 pasi iu kap një sasi prej 700 gramësh kokainë bashkë me një shqiptar tjetër.

Policia po heton edhe pistën e lidhjes me këtë ngjarje ndërsa ka marrë në pyetje familjarët e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *