Vendosni fjalën kyçe....

Vjosa del nga shtrati, përmbytet tregu i gjësë së gjallë në Novoselë (VIDEO)


Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati pas reshjeve të dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit dhe të ditës së sotme.

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që niveli i Vjosës të rritet dhe lumi ka dalë nga shtati. Mësohet se lumi ka devijuar rrjedhën norale në afërsi të Urës së Mifolit duke sjellë përmbytje në pjesën e tregut të gjësë së gjallë në Novoselë.

Lumi Vjosa, në vitet e fundit ka shkaktuar disa herë dëme në shtëpitë dhe tokat bujqësore të banorëve të zonës së Fierit dhe Vlorës, për shkak të prurjeve të mëdha të ujit dhe daljes nga shtrati.