Vendosni fjalën kyçe....

Raporti i FBI-së/ Dhjetëra banda në Çikago formuan “pakt” për të vrarë çdo polic që nxjerr armën në publik


FBI-ja ka lëshuar një alarm për policinë e Çikagos duke paralajmëruar se gati tre duzina banda rrugësh mund të kenë arritur një marrëveshje për të qëlluar çdo oficer që shihet me armën e nxjerrë në publik, sipas një raporti të lajmeve lokale.

Zyrtarët e FBI-së në Çikago kohët e fundit lëshuan një ‘raport të situatës’ për zbatimin e ligjit në Çikago, duke treguar për një pakt të mundshëm shumë-bandash për të vrarë oficerët në rrugë, njoftoi një bashkëpunëtor lokal i ABC-së të hënën.

“Anëtarët e këtyre fraksioneve të bandave kanë qenë duke kërkuar në mënyrë aktive dhe duke filmuar oficerë policie në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Qëllimi i së cilës ishte të kapnin ndonjë oficer duke nxjerrë armën e tij e më pas ta vrisnin atë në vend për të tërhequr vemendjen publike.”

Aleanca përfshin grupe të njohura të tilla si Latin Kings dhe Vice Lords, si dhe bandat të tjera, duke përfshirë Kombin e Plotfuqishëm të Zi.

Ndërsa dokumenti i FBI-së i datës 26 gusht, vuri në dukje se alarmi ishte marrë nga ‘një kontakt raportimi besueshmëria e të cilit nuk mund të përcaktohet, sërish ai sugjeron se ai mund të ketë ardhur nga një burim policie, një dëshmitar në një çështje në vazhdim ose nga informacioni i mbledhur përmes forcave të zbatimit të ligjit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *