Vendosni fjalën kyçe....

Pentagoni nxjerr pamjet: Momenti kur avioni rus i afrohet “frikshëm” bombarduesit amerikan



Një tjetër incident ka ndodhur në qiellin e Europës Perëndimore, ku edhe njëherë tjetër është Rusia e përfshirë.
Incidenti i fundit ndodhi ditën e premte, ku një avion rus shkeli hapësirën ajrore daneze në 28 gusht, njëkohësisht një hapësirë e kontrolluar nga NATO.

Pentagoni ka publikuar dje pamjet e filmuara nga një bombardues B-52 amerikan që po fluturonte sipër Danimarkës, në ishullin Bornholm, 90 milje nga kryeqyteti Kopenhagen.

Një avion luftarak rus Su-27, i afrohet deri në 15 metra një bombarduesi amerikan B-52.

“Ky incident demonstron mosrespektimin e Rusisë ndaj normave ndërkombëtare dhe për hapësirën ajrore sovrane të një kombi Aleat”- tha gjenerali i USAF Jeffrey L. Harrigian, komandanti i Forcave Ajrore të SHBA në Evropë dhe Komanda Ajrore Aleate e NATO-s.

“Ne mbetemi vigjilent, të gatshëm dhe të përgatitur për të siguruar hapësirën ajrore të NATO-s 24/7“, – shtoi ai.
Por qeveria ruse ka një qëndrim krejt ndryshe mbi ngjarjen në krahasim me versionin amerikan.
Ministria e Mbrojtjes në Moskë tha në një deklaratë se B-52 amerikan ishte duke iu afruar kufirit shtetëror të Federatës Ruse.

“Për të identifikuar shënjestrën ajrore dhe për të parandaluar shkeljen e kufirit shtetëror të Rusisë, dy luftëtarë Su-27 u ngritën në ajër. Pasi avioni ushtarak i huaj u kthye nga kufiri shtetëror, luftëtari rus u kthye i sigurt në fushën ajrore të vendit.”– thotë ministria Ruse e Mbrojtjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *