Vendosni fjalën kyçe....

Meta kërkon konsultime për datën e zgjedhjeve, fton Ramën e Bashën në takim


Presidenti i vendit Ilir Meta, u ka kërkuar partive politike që të nisin konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, që do mbahen në vitin 2021.

Meta i ka shkruar një letër kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballës, ku fton kreun e PS-së Edi Rama, në Presidencë ditën e premte.

“Presidenti i Republikës, fton në takim ditën e premte, ora 11:00 pranë institucionit të Presidentit të Republikës kryetarin e PS-së, Edi Rama, apo persona të tjerë të autorizuar prej tij”- thuhet në letrën e Metës.

Po ashtu ai i është drejtuar me po të njëjtën kërkesë sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhit, duke ftuar kryedemokratin Lulzim Basha apo persona të tjerë të autorizuar prej tij në të njëjtën ditë, por një orë më vonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *