Vendosni fjalën kyçe....

Fëmija 3-vjeç shpëton për mrekulli, u rrëzua nga ballkoni dhe ra mbi karrocën që po kalonte rastësisht (VIDEO)


Një fëmijë tre vjeçar ka shpëtuar për mrekulli pasi ka rënë nga një ballkon 10 metra i lartë në Indi. Kjo sepse siç shkruan “RT“, ka rënë në sediljen e pasme të karrocës së biçikletave karakteristike indiane, që duken si një miks i një biçiklete me një karrocë.

Fëmija fatmirësisht ka shpëtuar pa asnjë lëndim. Incidenti ndodhi të premten në rrethin Tikamgarh, në shtetin indian Madhya Pradesh dhe gjithçka u kap në kamerat e sigurisë. Videoja u bë virale dhe përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë konsideruar një mrekulli faktin që biçikleta me karrocë kaloi fiks në momentin e duhur.


Sidoqoftë, shumë kanë ngritur pikëpyetje se ku ndodheshin prindërit e djalit në ato momente.

“Djali im po luante në shtëpinë tonë, në katin e dytë me anëtarët e tjerë të familjes. Ndërsa ai po luante, doli në ballkon dhe filloi të varet në kangjella… ai nuk mundi ta mbante ekuilibrin dhe ra “, tha babai i djalit Ashish Jain.

Por, në ato momente një njeri i ngjashëm me perëndinë doli nga askundi dhe e shpëtoi.

Prindërit e dërguan djalin në spital, por mjekët pas një skanimi me rreze X dhe teste të tjera, dolën në përfundimin se djali nuk kishte pësuar asnjë lëndim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *