Vendosni fjalën kyçe....

Hamasi dhe Izraeli arrijnë marrëveshje për të shuar konfliktin në Gaza


Grupet militante palestineze dhe autoritetet izraelite u pajtuan t’i japin fund eskalimit disajavësh të konfliktit në kufirin mes Izraelit dhe Rripit të Gazës, kumtoi grupi islamik Hamas.

Sipas marrëveshjes së arritur me ndihmë të përfaqësuesit të Katarit, grupi Hamas, i cili qeveris në Rripin e Gazës, do të ndalet me dërgesën e balonave të ndezshëme në territorin e Izraelit, ndërsa autoritetet izraelite do të ndalen me sulmet ajrore, konfirmoi një përfaqësues palestinez i njoftuar me negociatat.

KOGAT, trupi i Ministrisë izraelite për mbrojtje, kompetente për çështje civile palestineze, konfirmoi se, pas konsultimeve të udhëhequra nga ministri i Mbrojtjes Beni Ganc, sërish ishte vendosur hapje e vendkalimit kryesor për mallra në Rripin e Gazës dhe se peshkatarëve sërish do t’u lejohet të punojnë, deri në 15 milje detare.

KOGAT në kumtesë citon se këto vendime janë sjell si pjesë e vazhdimit të punës për arritje të paqes dhe stabilitetit, por paralajmëroi se nëse Hamasi e shkel marrëveshje, Izraeli do të përgjigjet në mënyrë adekuate.

Hamas kumtoi se marrëveshja do ta lehtësojë realizimin e projekteve “të cilat do t’u shërbejnë njerëzve në Gaza dhe do t’i zbusin vuajtjet gjatë epidemisë së koronavirusit”.

Palestinezët dhe grupet humanitare kanë bërë thirrje në zbutje të bllokadës në rripin e Gazës, duke u frikësuar nga përkeqësimi i gjendjes pas paraqitjes së koronavirusit javën e kaluar.

Izraeli citon se kufizimet janë të domosdoshme për arsye të sigurisë, për shkak të grupit të Hamasit, të cilën e konsideron si organizatë terroriste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *