Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk ia kalon Zuckerbergut, bëhet personi i tretë më pasur në botë


Pasuria e Elon Muskut tani ka arritur në 115 miliardë dollarë, duke e lënë prapa themeluesin e Facebookut, Mark Zuckerberg, sipas të dhënave nga Bloomberg.

Kjo rritje e shpejtë e pasursë së Muskut ka ndodhur për shkak të rritjes prej 12 për qind në bursë që ndodhi të hënën.

Musk tani është personi i tretë më i pasur në botë, më i varfër vetëm se Bill Gates e Jeff Bezos, shkruan CNN.

Top pesë personat më të pasur në botë janë: Jeff Bezos, Bill Gates, Elon Musk, Mark Zuckerberg dhe Bernard Arnault.

Musk gjithashtu është themelues i disa prej kompanive, përfshirë këtu SpaceX, The Boring Company, Hyperloop dhe OpenAI.

Më 2020 aksionet e Teslas janë rritur përreth 500 për qind, përderisa vlera aktuale e kompanisë është rreth 475 miliardë dollarë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *