Vendosni fjalën kyçe....

Plagosi me mjet të mprehtë 36-vjeçarin, arrestohet i riu në Gjirokastër


Është arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes për plagosjen me mjet të mprehtë të 36-vjeçarit me iniciale G.L.

21-vjeçari me iniciale Xh.L u arrestua nga policia ditën e sotme.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Pazari i Vjetër” në Gjirokastër.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet të mprehtë një shtetas, bie në pranga 21-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. L., 21 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin G. L., 36 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë në pranga autorin e ngjarjes, shtetasin Xh. L.

Shtetasi G. L. ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të shtetasit Xh. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *