Vendosni fjalën kyçe....

Maks Velo: Rama të përdor, po nuk the atë që do ai duhet të largohesh, stadiumi Qemal Stafa do jetë katastrofë


Arkitekti Maks Velo ka folur për prishjen e marrëdhënieve mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama.

Velo ka deklaruar se marrëdhënia mes të dyve u prish pasi sipas tij Kryeministri të përdor dhe ai do të thuash atë që do ai.

Maks Velo ka folur edhe për stadiumin Qemal Stafa i cili po ndërtohet duke e konsideruar një katastrofë. Velo theksoi se stadiumi kombëtar me pistë olimpike është shndërruar në një qendër tregtare.

Pashë që ai të përdor. Ai do të thuash atë që do ai. Unë këtë e kuptova dhe çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet. Rasti i teatrit është gjëja me katastrofoike. Nuk është larg shtatori dhe do shohësh se çfarë katastrofe është Qemal Stafa është e pariparueshme. Të marrësh një stadium ta bësh qendër tregtare, hoteliere, me një stadium të vogël ku kjo pjesa vjen 80% të investimit dhe ky të ishte stadiumi kombëtar i joni dhe të eliminosh pistën olimpike. Nuk kemi një pistë olimpike e zhduku Rama. Si është e mundur që ky njeri sportist zhduk pistën e atletikës për ta bërë dyqane”- u shpreh Maks Velo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *