Vendosni fjalën kyçe....

Drejtoria e Migracionit thirrje qytetarëve: Mos udhëtoni drejt Kapshticës, numri për sot është plotësuar


Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Korçë i ka njoftuar qytetarët shqiptarë që kërkojnë të kalojnë drejt Greqisë nga pika kufitare e Kapshticës se numri për ditën e sotme është plotësuar e për këtë arsye puna në këtë pikë është ndërprerë.

Ajo u bën thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë më drejt kësaj pike kufitare.

Njoftimi

Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *