Vendosni fjalën kyçe....

Zaev: Ekonomia e Covid-19 prioritetet e qeverisë së re


Mandatari për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev, në prezantimin e programit, tha se një ndër prioritet e para të qeverisë së re është lufta kundër koronavirusit dhe ekonomia.

Zaev paralajmëroi edhe reforma në administratën publike nëpërmjet shkurtimit me 20 për qind të personelit.

Ai gjithashtu tha se në programin katërvjeçar të qeverisë është paraparë edhe vetingu në gjyqësor dhe ndërtimi i shtetit të së drejtës.

“Do të shqyrtojmë disa modele për reforma në administratë dhe shkurtimin për 20 për qind me riorganizim, pensionim dhe transferimin në sektorin privat. Gjykatësit për të cilët do të dëshmohet se qëllimisht dhe me vetëdije kanë shkelur ligjin, do të shkarkohen. Vendosim sistem të kontrollimit të pasurisë së gjithë funksionarëve.” – deklaroi Zoran Zaev.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *