Vendosni fjalën kyçe....

Policia thirrje shoferëve që kalojnë në Qafën e Murrizit të pëdorin gomat e dimrit


Reshjet e borës shkaktuan probleme në qarkullimin normal të makinave në bypassin e Qafës së Murrizit për qytetarët që përdorin Rrugën e Arbrit.

Gjendja vijon të jetë problematike edhe ditën e sotme.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin gomat e borës ose zinxhirët në këtë pjesë të rrugës.