Vendosni fjalën kyçe....

Artisti zviceran habit me shfaqjen e tij, luan piano nga 40 metra lartësi (Video)


Një artist zviceran ka habitur jo pak pasi vendosi që të luajë piano nga një lartësi prej 40 metrash. Alain Roche u var bashkë me pianon në një vinç në një lartësi të konsiderueshme tesa luante.

Më shumë se njëqind persona u mblodhën në një kantier ndërtimi në qytetin francez të Nantes në fundjavë për të shijuar shfaqjen e pazakontë.

Të gjithë ishin ulur në karrige dhe po e dëgjonin muzikën me kufje në mënyrë që ta shijonin sa më mirë atë që po ndodhte sipër kokës së tyre, në lartësi.

Ata mbetën të habitur me atë që panë dhe dëgjuan duke e përshkruar shfaqjen si të jashtëzakonshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *