Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në moshën 43 vjeçare aktori i “Black Panther”, Chadwick Boseman


Aktori Chadwick Boseman, ylli i hitit të serisë Marvel ‘Black Panther’, ka ndërruar jetë në moshën 43 vjeç pas një beteje disa vjeçare me kancerin e zorrës së trashë, i cili kishte përparuar në fazën e katërt. Njoftimi u bë nga familja e aktorit në Twitter.

Para se të luante rolin e heroit shumë të popullarizuar të Marvel, Boseman portretizoi një numër gjigantësh të historisë afro-amerikane në ekran, duke përfshirë fenomenin e bejsbollit Jackie Robinson në ’42, James Brown në filmin e vitit 2014 ‘Get on Up ‘dhe Thurgood Marshall, burri i parë i zi që shërbeu si gjyqtar i Gjykatës së Lartë, në biografinë ‘Marshall’, film i vitit 2017.

Ngushëllime të shumta në drejtim të familjes janë bërë edhe nga tifozët e aktorit në rrjetet social dhe nga kolegët e tij në Hollivud.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *