Vendosni fjalën kyçe....

Rama: S’do mbyllemi më edhe nëse përballemi me një valë të dytë Covid-19


Kryeministri Rama ka pohuar ditën e sotme se vendi nuk do mbyllet edhe në rast të një vale të dytë të Covid-19.

Ai e bëri deklaratën gjatë një takimi me personelin mjekësor në spitalin Infektiv, që është kthyer në një spital për të sëmurët me koronavirusin e ri.

Kreu i qeverisë e falënderoi personelin mjekësor ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të bënin pjesën e tyre në luftën kundër pandemisë.

“Erdha t’ju përshëndes dhe të falënderoj ju dhe ata që nuk janë këtu. Me shumë respekt dhe keqardhje për këtë stres të jashtëzakonshëm. Patjetër që keni dhënë një kontribut në aspektin moral për gjithë bluzat e bardha. Keni treguar shumë për ata që veç dinë flasin dhe kanë fjalën e keqe në majë të gjuhës. Trupa jonë e mjekëve meriton vetëm respekt, dhe jo baltë e akuza, sharje nga ato që keni dëgjuar gjithë këto vite. Kemi një sfidë të madhe publike. Siç e kanë thënë të gjithë specialistët e shëndetit. Siç e thonë të tërë sot, kjo betejë nuk zhvillohet vetëm në spital. Çdokush do të bëjë rolin e vet. Ndërkohë që virusi ju e keni thënë, nuk ka ardhur për të ikur as për 3 javë, as për 4 javë as për 4 muaj për një periudhë që askush nuk e di sa do të zgjasë. Nuk ja bëjmë dot ndryshe. Nuk zgjedhim dot mbylljen dhe izolimin si opsion të vazhdueshëm, sjell dëme dhe shkatërrime të tjera. Jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe social.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *