Vendosni fjalën kyçe....

Ish-trajneri i tij hidhet në sulm për Mesin, kërkon ta marrë me vete


Deri tani, argjentinasi Mesi ishte lidhur me Interin në rast se do vendoste të largohej nga Barcelona.

Por së fundmi ka dalë në dritë edhe një ekip anglez. Bëhet fjalë për Mançester Sitin që drejtohet nga ish-tekniku i ‘pleshtit’, Pep Guardiola.

Pas heqjes së dënimit që nuk e lejonte të luante në Liugën e Kampionëve, drejtuesit e ekipit të Premierligës e kanë zgjidhur qesen e kërkojnë të sjellin në ishull, Mesin.

Megjithatë kontrata e Mesit me Barcelonën skadon vitin që vjen dhe prishja e njëanshme e saj i kushton ekipit që kërkon të marrë 700 milionë euro, një çmenduri financiare që askush nuk mundet t’ia lejojë vetes.

Megjithatë sipas mediave sportive në Spanjë, drejtuesit e Barcelonës do ishin të gatshëm ta linin të lirë argjentinasin për një shumë më të vogël, për t’i përdorur më pas eurot për një merkato cilësore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *