Vendosni fjalën kyçe....

Protestat në Bjellorusi, Lukashenko vesh anti-plumbin dhe me armë në dorë i bashkohet policisë (Video)


Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, urdhëroi Ministrinë e Mbrojtjes për të ndërmarrë “masa më të rrepa” për të mbrojtur vendin për shpërthimin e protestave për shkak të rezultatit të zgjedhjeve i cili u kontestua nga opozita.

Lukashenko është paraqitur ditën e sotme, në një terren ushtarak në afërsi të Hrodno, e më pas është parë të shkojë në pallatin e tij në Minsk i armatosur me një AK74, gjë e cila tregon se është indikacioni i fundit se presidenti bjellorus dëshiron të mbajë pushtetin, pavarësisht protestave masive, ku po bëhet thirrje që ai të largohet nga pushteti, dy javë pasi shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Siç shihet në video, Lukashenko i shoqëruar nga rojet e tij, mban në dorë armën ndërsa mediat vendase e komentojnë këtë akt si një mosbesim që Lukashenko ka edhe për vetë truprojat e tij.