Vendosni fjalën kyçe....

“Pak a shumë si gripi, Covid-19 do qëndrojë përherë me ne” – Shkencëtari britanik


Covid-19 do të qëndrojë me njerëzimin ‘përgjithmonë në një formë ose në një tjetër’, ka thënë një shkencëtar i njohur britanik, duke mbrojtur vaksinimin e rregullt të popullatës kundër virusit.

Prognoza u bë nga Sir Mark Walport, një anëtar i Grupit Këshillimor Shkencor të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Emergjencat (SAGE), të shtunën.

Për dallim nga disa sëmundje të tjera, Covid-19 nuk ka gjasa të shkatërrohet plotësisht, tha shkencëtari për BBC Radio 4. Në të njëjtën kohë, vaksinimi global është thjesht një domosdoshmëri për t’u mbrojtur shtoi ai.

“Ky është një virus që do të jetë me ne përgjithmonë në një formë ose një tjetër dhe me siguri do të kërkojë vaksinime të përsëritura,” tha Walport.

“Pra, pak a shumë si në rastin e gripit, njerëzit do të kenë nevojë për rivaksinim në interval të rregullt.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *