Vendosni fjalën kyçe....

“E shoh veten më shumë larg Barcelonës sesa pjesë të saj” – Mesi mesazh pas takimit me Koeman


Lionel Mesi i ka thënë trajnerit të ri të Barcelonës, Ronald Koeman, se ka më shumë të ngjarë të largohet nga klubi, sesa të qëndrojë pas takimit mes tyre, shkruajnë mediat në Spanjë.

E ardhmja e argjentinasit në Nou Camp është subjekt i spekulimeve pas humbjes poshtëruese 8-2 të Barcelonës ndaj Bajernit të Mynihut në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve javën e kaluar.

Kjo mbylli një sezon zhgënjyes në të cilin katalanasit nuk fituan dot as titullin kampion në Spanjë.

Sipas AS, që citon radiostacionin lokal RAC1, Mesi i tha Koemanit se ai me shumë mundësi e sheh të ardhmen e tij larg Barcelonës.