Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç reagon ndaj Haradinajt: Në Uashington nuk do ketë marrëveshje përfundimtare


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të enjten se në Uashington mund të ketë bisedime mes Kosovës dhe Serbisë vetëm për temat e përcaktuara më herët dhe se nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare atje.

Duke komentuar deklaratën e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, përgjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, se Kosova duhet të shkojë në Uashington më 2 shtator për një marrëveshje përfundimtare dhe për njohje reciproke në kufijtë ekzistues, Vuçiç ka thënë se Haradinaj mund ta kthejë avionin e tij menjëherë dhe të mos shpenzojë kerozinë nëse shkon në Uashington për një marrëveshje përfundimtare, sepse ai nuk do të jetë aty.

“Ne po shkojmë në Uashington për të diskutuar tema të përcaktuara. Mund të flasim për çdo temë, por ata të marrin të gjitha e ne asgjë, dhe t’i njohim, atë film nuk do ta shohin”, ka thënë Vuçiq për televizionin Pink të Serbisë.

Vuçiq ka thënë mes tjerash se “gjithçka është e mundur”, por derisa ai është i vetëdijshëm – diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Megjithatë ai ka pranuar se bisedimet e ardhshme nuk do të jenë të lehta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *