Vendosni fjalën kyçe....

Covid-19, SHBA-ja i dhuron Shqipërisë mjet lëvizës për 12 ekipe testuese e gjurmuese në terren


SHBA-ja i ka dhuruar Shqipërisë mjetet lëvizëse për 12 ekipe gjurmuese që do kryejnë në terren testime për Covid-19.

Ndihma është dhuruar nëpërmjet programit USAID sipas njoftimit të publikuar nga faqja zyrtare e ambasadës amerikane në Facebook. Sipas saj, 12 ekipet gjurmues do bëjnë të mundur testimet për Covid-19, gjurmimin e kontakteve dhe mbikëqyrjen e sëmundjes.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, po siguron transport për 12 ekipe gjurmuese, të cilët do të mbështesin strategjinë e Ministria e Shëndetësisë për të përshkallëzuar testimet për COVID-19, gjurmimin e kontakteve dhe mbikëqyrjen e sëmundjes. Strategjia u shpalos këtë javë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe mbështetja e USAID do t’u japë mundësinë ekipeve gjurmuese që të kryejnë këtë punë të rëndësishme në komunitete të largëta.” – shkruhet në postim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *