Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministrja e Finlandës martohet me partnerin, pas 16 vitesh bashkëjetesë (FOTOT)


Sanna Marin, kryeministrja finlandeze është përfolur shumë për pozicionin e saj në qeveri për shkak të moshës së saj mjaft të re. Por sot të gjithë po flasin për dasmën e saj.

Po, ajo më në fund kurorëzoi në martesë dashurinë e saj 16-vjeçare me Markus Raikkonen, ish-futbollist.

Marin dhe Raikkonen u njohën kur ishin 18 vjeç, e kanë jetuar së bashku që nga viti 2006. Ata kanë sëbashku një vajzë 2-vjeçe, të cilën e kanë quajtur Emma.

“Ne kemi kaluar shumë së bashku, kemi ndarë gëzime dhe pikëllime dhe kemi mbështetur njëri-tjetrin gjatë stuhive-“ shkroi Marin në Instagram. “Ne jetuam së bashku kur ishim të vegjël, u rritëm bashkë dhe rritëm vajzën tonë të dashur.”

Kryeministrja ndau me të gjithë disa foto nga dasma e saj ku duket mjaft elegante dhe e lumtur në krahët e bashkëshortit. Për shkak të pandemisë dasma kishte vetëm 40 të ftuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *