Vendosni fjalën kyçe....

Tirana gati për aventurën në Ligën e Kampionëve, zbulohet formacioni ndaj gjeorgjianëve


Tirana do luajë sot në Tbilisi të Gjeorgjisë ndeshjen e vajtjes kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Përballë vendasve të Dinamos, kampionia e Shqipërisë e drejtuar nga trajneri Egbo nuk do ketë asnjë mungesë me rëndësi duke hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm.

Tekniku ka pohuar se në fushë do jenë edhe lojtarët e afruar gjatë merkatos, Toli e Najdovski. Ashtu si Tirana, Dinamo Tbilisi është ekipi më i suksesshëm në Gjeorgji.

Pas shkëputjes nga ish-Bashkimi Sovjetik, ekipi kryeqytetas ka fituar 17 nga 31 kampionatet e zhvilluara dhe misioni për Tiranën nuk ka për të qenë aspak i lehtë.

Formacioni i Tiranës

Lika – Toli, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari – Çelhaka, Batha – Kobinah, Torasa, Kale – Muçi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *