Vendosni fjalën kyçe....

Luiza Gega thyen një tjetër rekord kombëtar: Mezi pres kampionatin botëror


Atletja Luiza Gega ka thyer një tjetër rekord kombëtar. Këtë gjë e njoftoi vetë Gega në një postim në faqen e saj në ‘Instagram’.

Ajo mori pjesë për herë të parë në një garë 2000 metra me pengesa në ISTAF që po zhvillohet në Berlin.

“ISTAF Berlin – (IAAF World Challenge. Rekord kombëtar, rekord personal, Vendi 3, 2000m me pengesa – 6:00.07.

Sot vendosa një nga rezultatet më të mira të karrierës time sportive dhe për më tepër vazhdoj të ndihem vërtet në formë shumë të mirë. Mezi pres të filloj përgatitjet për kampionatin botëror “Doha 2019”. 26 ditë dhe #roadtodoha2019. Faleminderit gjithëve për suportin, do të thotë vërtet shumë për mua”, shkruan Gega.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *