Vendosni fjalën kyçe....

Tenderat pa garë të qeverisë në kohë pandemie


Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit rreth 1 miliard lekë për monitorimin e veprimtarisë së inspektorëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Institucioni i drejtuar nga Mirlinda Karçanaj, ka përzgjedhur si fituese bashkimin e kompanive, Iva Elektronik dhe Image&Communications, në një tender ku kompania tjetër pjesëmarrëse në garë nuk kishte paraqitur asnjë ofertë duke u skualifikuar automatikisht.    

Të tjerë tendera pa garë janë zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Kombëtar e Urgjencës Mjekësore.

Në të tre tenderat e zhvilluar, nuk ka pasur kompani rivale dhe fituese është shpallur kompania e vetme që ka marrë pjesë në garë.

Por nuk janë këta të vetmit. Të tjerë tendera pa garë kanë zhvilluar Drejtoritë e Shërbimit Spitalor në Kukës e Krujë, që kanë shpallur fitues të vetmen kompani që ka marrë pjesë, pa rivalë në garë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *