Vendosni fjalën kyçe....

Lukashenko premton zgjedhje të reja në Bjellorusi, pas miratimit të kushtetutës së re me referendum


Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, i cili ka qenë i palëkundur në mbrojtjen e fitores së tij në zgjedhjet presidenciale të javës së kaluar, papritmas është tërhequr, duke thënë se zgjedhjet e reja mund të mbahen, por vetëm pasi të miratohet një Kushtetutë e re.

Lukashenko u tha protestuesve në Minsk se ai do të pajtohej për zgjedhje të reja, parlamentare dhe presidenciale, pasi kombi të miratojë një Kushtetutë të re përmes një referendumi. Ai nuk përmendi ndonjë kornizë kohore specifike se kur kjo mund të ndodhte.

“Kjo është ajo që do të ndodhë. Ne kemi nevojë për të miratuar një Kushtetutë të re. Kjo është ajo që ju donit,” tha ai ndërsa u përball me një turmë protestuesish.

“Ju duhet ta miratoni përmes një referendumi, pasi në të njëjtën mënyrë u miratua edhe Kushtetuta e mëparshme. Sipas kësaj Kushtetute të re, mund të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare, presidenciale dhe lokale, nëse kjo është ajo që ju dëshironi.” – shtoi ai.

Komentet e presidentit vijnë mes zemërimit mbarëkombëtar mbi rezultatet e zgjedhjeve. Protestat e para filluan menjëherë pasi fitorja e Lukashenkos u njoftua nga zyrtarët e zgjedhjeve në 9 gusht. Disa demonstrime çuan në përleshje me policinë, në të cilat së paku një person vdiq.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *