Vendosni fjalën kyçe....

Shkeli rregullat kundër Covidit, arrestohet këngëtari Korab Jetishi


Arrestohet këngëtari i njohur Korab Jetishi, djali i këngëtarit të mirënjohur Shkelzen Jetishi. Mediat në Kosoë shkruajnë se Jetishi u arrestua mbrëmjen e kaluar në Gjakovë, për shkak se shkeli masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Drejtori i policisë rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta, tha se arrestimi ka ndodhur me rastin e hapjes së një lokali.

“Me rastin e hapjes solemne të një lokali, ku ishin 120 persona të ftuar, policia ka intervenuar dhe ka arrestu pronarin e lokalit dhe organizatorin e ndejës. Me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë”, tha Graishta për Gazetën Sinjali.

Sipas tij janë shkelur rregullat për grumbullimin e njerëzve, punën pas orës 22.30 dhe mosmbajtjen e distancës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *