Vendosni fjalën kyçe....

Lyon eliminon Man.City-in nga Liga e Kampioneve


Lyon ka eliminuar në çerekfinale të Ligës së Kampioneve Man.City me rezultatin 1-3 në një sfidë të luajtur në fushë neutrale.

Kështu francezët kanë kaluar në gjysmëfinale ku do luajnë kundër Bayern Munich i cili fitoi mbrëmjen e djeshme përballë Barcelonës.

Cornet në pjesën e parë zhbllokoi sfidën për Lyon duke e mbyllur këtë fraksion loje në favor të tyre.

Në pjesën e dytë Man.City barazon rezultatin me Kevin de Bruyne por 10 minuta më vonë, francezët marrin avantazhin sërish me Mousa Dembele i cili do shënonte edhe golin e tretë në minutën e 87.

Me këtë sfidë përfundojnë edhe çerekfinalet e Ligës së Kampioneve ku konfirmohen edhe çiftet gjysmëfinaliste.

Kështu PSG-ja do përballet me Leipzig ndërsa Bayern Munich do përballet me Lyon.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *