Vendosni fjalën kyçe....

Kriza Energjetike/ Bllokohen mbi 9 mijë porte dhe terminale, situata më e keqe në Evropë


Në portet evropiane situata po përkeqësohet për shkak të kërkesës së lartë për importe qymyri si pasojë e krizës energjetike.

Sipas gazetës Protothema, në më shumë se 9 mijë porte dhe terminale anembanë botës, anijet janë të mbipopulluara dhe zinxhiri i furnizimit është i ndërprerë.

Në disa porte, situata është më e mirë e në të tjerëa, dhe më konkretisht në portet evropiane përkeqësohet për shkak të kërkesës së lartë për importe qymyri, si pasojë e krizës energjetike të shkaktuar nga politika ruse për furnizimin me gaz natyror në Evropë.

“Pandemia na ka mësuar se zinxhirët e furnizimit janë të brishtë. Kur ndodh bllokimi, ai krijon mungesa të mallrave dhe lëndëve të para, nxit inflacionin dhe lidh papritur sasi të mëdha të kapitalit të qiramarrësve.”- vëren Peter Ëilliams, Analist i Fluksit Tregtar, VesselsValue.