Vendosni fjalën kyçe....

“Fëmijët e Brad Pitt dhe Angelina Jolie nuk i kanë takuar gjyshërit prej 4 vitesh”


Prindërit e aktorit Brad Pitt, Jane dhe William përflitet se nuk i kanë parë gjashtë nipërit e mbesat e tyre prej katër vitesh.

Sipas një raporti të gazetës “The Sun”, Maddox (19 vjeç), Pax (16 vjeç), Zahara ( 15 vjeç), Shiloh (14 vjeç) dhe binjakët Vivienne dhe Knox (12 vjeç) – nuk i kanë vizituar gjyshërit e tyre nga babai që nga viti 2016, kur prindërit e tyre u ndanë.

“Kur ata ishin bashkë, Brad dhe Angelina do t’i merrnin fëmijët për të vizituar gjyshërit e tyre.”– tha një burim për tabloidin britanik. “Fëmijët do të shkaktonin trazira. Familja Pitt kanë një kopsht të madh në oborr dhe ata do të shkonin të rrëshqisnin në dimër dhe do të ndiznin zjarr kampi gjatë verës.”

Por kjo gjë ka ndryshuar që pas divorcit të Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Gjyshja Jane, ka festuar 80-vjetorin e ditëlindjes me familjen e saj në shtëpinë e plazhit të djalit të saj aktor, por midis shumë nipërve, gjashtë prej tyre mungonin.

Sipas gazetës britanike, Jolie kurrë nuk kishte patur një marrëdhënie të ngushtë me vjehrrën e saj, për shkak të qëndrimeve të kundërsa që mbanin.

“Jane është një konservatore e krishterë që dikur ishte kundër martesës së homoseksualëve, ndërsa Angelina është një liberale që ka dalë me gra, kështu që kjo kurrë nuk ishte një recetë për një miqësi mes tyre. Por askush nuk e ka menduar kurrë se do të shkojë kështu.”– tha burimi për gazetën.

Sipas The Sun, konflikti mes aktores dhe vjehrrës së saj kishte nisur kur Jane shkroi në gazetën lokale kundër martesave gay dhe që nga ajo ditë ato nuk flasin dhe Angelina “nuk dëshiron që fëmijët e saj ta vizitojnë atë. “

Fotot nga festa e ditëlindjes së mamasë së Pitt:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *