Vendosni fjalën kyçe....

Donald Trump viziton vëllanë e vogël në spital


Presidenti amerikan Donald Trump ka vizituar vëllanë e tij të vogël, në një spital të qytetit të New York-ut.
Ai mbante veshur një maskë për fytyrën ndërsa hyri në Spitalin e Presbyterian të premten pasdite, ku qëndroi për rreth 45 minuta.

Trump thotë se vëllai i tij i vogël po kalon një “kohë të vështirë” në spital.

Ai gjithashtu u tha gazetarëve: “Unë kam një vëlla të mrekullueshëm. Kemi pasur një lidhje të shkëlqyer për një kohë të gjatë. Që nga dita e parë. Një kohë e gjatë. Dhe ai është në spital tani. Shpresojmë se ai do të jetë në rregull, por ai ka vështirësi.”

Raportet e mediave amerikane thonë se Robert Trump, 72 vjeç, është i sëmurë rëndë, por nuk është e qartë se nga se vuan.

Sipas New York Post, Robert Trump kaloi më shumë se një javë në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit Mount Sinai të Manhattan në muajin qershor.

Në foto presidenti Trump me motrat dhe vëllezërit – Nga e majta në të djathtë: Robert, Elizabeth, Fred, Donald dhe Marianne


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *