Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj: Rama mori 3 miliardë euro borxh për rrugët, i shpërdoroi dhe i vodhi në mënyrë kriminale


Demokrati Agron Shehaj, ka deklaruar sot se kryeministri Rama mori 3 miliardë euro borxh dhe nuk ka ndërtuar asnjë rrugë.

Në një postim në Facebook ai shkruan se e vetmja gjë që ka bërë kreu i qeverisë jaë mbyllja e disa projekteve të nisura nga qeveria e PD-së. Shehaj thekson se 3 miliardë euro janë shpërdoruar e vjedhur me projekte fasadash.

Ai thekson se vendi ka nevojë jetike për infrastrukturë duke theksuar se shpërdorimi i 3 miliardë eurove nga qeveria është kriminal.

“Edi Rama mori mbi 3 miliardë euro borxh neto dhe nuk ndërtoi asnjë rrugë, me përjashtim mbylljen e disa segmenteve të vogla të projekteve të nisura nga qeveria e PD-së, si Unaza e Madhe me të cilën u mburr sot. 3 miliardë euro janë shpërdoruar, keqmenaxhuar dhe vjedhur me projekte fasadash.

Imagjinoni një çast sikur të mos kishim zbuluar aferën DH Albania: rreth 50 milionë euro (bashkë me ato të paguara nga OSSHE për DH Albania) do ishin në llogari private në SHBA. Me gjasa kështu kanë përfunduar qindra milionë euro. Shqipëria ka nevoja jetike për infrastukturë, për të gjallëruar ekonominë, shfrytëzuar potencialin e saj të madh turistik dhe pozicionin strategjik gjeografik. Të harxhosh 3 miliardë euro borxh dhe të mos ndërtosh asnjë vepër të mirëfilltë infrastrukturore është kriminale. Ndërkohë, potenciali i humbur ekonomik nga mungesa e infrastrukturës është edhe shumë miliardë euro të tjera.” – shkruan Shehaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *