Vendosni fjalën kyçe....

Përkeqësohet situata në Kakavijë, dy të moshuar dhe një adoleshente dërgohen në spital


Situata në Kakavijë sa vjen dhe po rëndohet. Radhët e gjata vijojnë ende e ndërsa autobusët dhe taksistët po i zbresin pasagjerët larg pikës kufitare, duke i lënë ata të lëvizin në këmbë.

Shqiptarja.com raporton se dy të moshuar janë marrë me ambulancë dhe janë nisur drejt spitalit të Gjirokastrës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore nga vapa e lodhja.

Ndërkohë, një qytetar tha se një 13-vjeçare iku me urgjencë në spital dhe nuk e lanë as të kalonte në kufi, pasi gjendja e saj u përkeqësua nga vapa e lodhja.

Momentalisht nga pala greke nuk po punohet me kapacitet të plotë. Ndërkohë një ndikues tjetër në këtë situatë është edhe i nxehti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *