Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë marrëveshjen historike të paqes


Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rënë dakord për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti amerikan, Donald Trump në një deklaratë e përbashkët me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe Princin e Kurorës së Abu Dhabit, Mohammed bin Zayed.

BBC shkruan se në këtë deklaratë, ata thanë se shpresonin se “përparimi historik do të përparojë me paqen në Lindjen e Mesme”.

Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, Izraeli do të pezullojë planet për të aneksuar pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor të okupuar.

Deri më tani Izraeli nuk ka pasur marrëdhënie diplomatike me vendet arabe të Gjirit. Sidoqoftë, shqetësimet e përbashkëta për ndikimin rajonal të Iranit kanë çuar në kontakte jozyrtare midis tyre.

Pas kësaj, Netanyahu ka bërë një postim në Hebraisht në llogarinë e tij në Twitter: “Ditë Historike”.

Ndërsa ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në SHBA, Yousef Al Otaiba, tha se kjo ishte “një fitore për diplomacinë dhe për rajonin”.

Ai shtoi: “Është një përparim i rëndësishëm në marrëdhëniet arabo-izraelite që ul tensionet dhe krijon energji të re për ndryshime pozitive”.

Kjo është marrëveshja e tretë e paqes Izraelito-Arabe që nga shpallja e pavarësisë së Izraelit në vitin 1948. Egjipti nënshkroi një marrëveshje me Izraelin në vitin 1979, dhe Jordania në vitin 1994.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *