Vendosni fjalën kyçe....

Ironia e Ramës me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, kreu i VMRO-DPMNE: Të kërkojë falje u tall dhe ofendoi popullin tonë


Kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ deklaratën e Ramës i cili prezantoi kryeministrin maqedonas para kancelarit gjerman si kryeministër i Bullgarisë perëndimore, me idenë se po ironizonte bullgarët që kanë vendosur veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Mickoski tha se Rama u tall me emrin e vendit të tij ndërsa shtoi se nuk u tregua një fqinj i mirë duke ofenduar qytetarët.

Mickoski theksoi se Rama duhet të kërkojë falje dhe kurrë në të ardhmen mos ta përsërisë këtë shaka, pasi e gjitha ishte një fyerje.

“Në vend që të gjejë një justifikim për këtë shaka, ai duhet të kërkojë falje dhe kurrë në të ardhmen të mos përsërisë këto shaka me emrin tonë, sepse kjo u konsiderua si një fyerje për kombin dhe qytetarë tanë. Unë mendoj se maqedonasit, shqiptarët, çdo etni në Ballkan, nuk i meritojnë këto shaka të Ramës.”-tha Mickoski.