Vendosni fjalën kyçe....

Skënderbeu han me katër porta, Koliçi largohet dhe firmos për Gjilanin


Te Skënderbeu është shtuar radha e futbollistëve që lënë skuadrën korçare.

Enea Koliçi është i radhës. Ish gardiani i portës ka firmosur për Gjilanin në Kosovë.

Koliçi është prezantuar ditën e sotme me Gjilanin dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit, Gentjan Mezani.

Gjilani përballet me Tre Pene në Ligën e Europës, për fazën paraeliminatore dhe tashmë në ekip do jetë një portier me emër si Enea Koliçi.