205 kilogramë kanabis janë kapur në një operacion të policisë greke më 6 gusht në Kinetta.
Në pranga ka rënë një 22-vjeçar shqiptar, i cili kishte marrë masa mjaft të forta sigurie në banesën ku ruhej malli.
Gjatë kontrollit në banesë u gjet edhe një pajisje paketimi, peshore elektronike për masa nga 10 gram – 50 kg, pajisje GPS, shumë karta SIM dhe disa celularë.
Shqiptari i arrestuar është në pritje për të dalë në Prokurorinë e Shkallës së Parë, në Athinë ku do të ndiqet edhe çështja kundër tij.