Vendosni fjalën kyçe....

Kotzias shprehet kundër marrëveshjes detare me Egjiptin: Dobëson Greqinë në negociata me Shqipërinë


Ish-ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, tha se marrëveshja e juridikisionit detar të cilën qeveria aktuale në Greqi ka nënshkruar me Egjiptin, ia humb fuqinë Greqisë të negociojë me Shqipërinë në të ardhmen.

Kotzias, në postimin e bërë nga rrjetet sociale, kritikoi të ashtuquajturën marrëveshje të juridiksionit detar që Greqia ka nënshkruar me Egjiptin.

Ai tha se marrëveshja e Zonës Ekskluzive Ekonomike që Egjipti ka nënshkruar me Administratën Greke të Qipros Jugore është bërë nën principin e “kufirit të mesëm”, ndërsa me atë të Greqisë ka marrë parasysh gjatësinë e bregut, transmeton Anadolu Agency.

“Prandaj kur është përcaktuar vija në mes Egjiptit i ka takuar 55 për qind, ndërsa Greqisë 45 për qind. Kjo në një farë mënyre, është një qasje e afërt me kërkesën e Turqisë”, tha ai.

Ai vuri në dukje se Greqia, ashtu si në shembullin e Italisë, edhe në këtë marrëveshje ka bërë kompromis, duke shtuar se Greqia me këtë hap “ka dobësuar fuqinë e saj të negociimit në të ardhmen me Shqipërinë dhe Turqinë”.

“Fatkeqësisht, në këtë marrëveshje vetëm Greqia bëri kompromis, ndërsa Egjipti nuk ka hedhur hap pas në asnjë pikë”, u shpreh Kotzias.

Ministri i Jashtëm i Egjipti Sameh Shoukry dhe ai i Greqisë Nikos Dendias, dje në kryeqytetin e Egjiptit Kajro kishin nënshkruar marrëveshjen e juridiksionit detar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *