Shërohet nga koronavirusi, deputeti socialist Eljo Hysko. Lajmi është bërë i ditur nga vëllai i tij, moderatori Turjan Hysko përmes një postimi në Instagram.
Ai ka shkruar: “Nuk ma merrte mendja që do gëzohesha kaq shumë kur të më etiketonin vëllain si ‘Negativ’.”
Eljo Hysko ishte një nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të cilët u prekën nga COVID-19, dhe qëndronte i izoluar prej disa javësh.
Deputetët e tjerë që kanë rezultuar me koronavirus janë Ralf Gjoni dhe Enver Roshi. Ky i fundit e ka përballuar më keq virusin dhe për shkak të problemeve të rënduara shëndetësore, është dërguar në Turqi për mjekim më të specializuar.
Kujtojmë se përveç këtyre tre deputetëve, në muajt e parë të pandemisë ka qenë infektuar vetëm deputeti Adriatik Alimadhi.