Vendosni fjalën kyçe....

Studimi në Gjermani – Rënia e ekonomisë dhe stresi nga pandemia ka prekur më shumë gratë dhe të rinjtë


Pandemia e Covid-19 ka sjellë një ndikim mjaft të madh në xhepat e gjermanëve nën moshën 30-vjeç. Gjithashtu sipas një studimi, rezultoi se gratë ishin ato që e kanë vuajtur më shumë psikologjikisht situatën e koronavirusit sesa burrat.

Studimi i publikuar të dielën nga Shoqata Gjermane e Prodhuesve të Barnave, thotë se të rinjtë u goditën më shumë nga ndikimi ekonomik i koronavirusit.

Ata të moshës 18-29 vjeç ishin më të prekurit, ku 50% të të anketuarve të kësaj moshe thoshin se kishin pësuar humbje të të ardhurave si rezultat i pandemisë.

Problemet me paratë ishin akoma të theksuara për ata në të 30-tat e tyre, me 38% të të anketuarve që kishin ndjerë vlerën financiare.

Vetëm një pakicë e vogël e të anketuarve në moshë më të vjetër thanë se ata kishin vuajtur ekonomikisht, zbuloi studimi.  Vetëm 15% e mbi 60-vjeçarëve thanë se ishin ndikuar negativisht, ndërsa pjesa tjetër raportuan se nuk kishte asnjë ndryshim.

Në përgjithësi, pothuajse një e treta e të anketuarve të të gjitha moshave thanë se kishin pasur një efekt të dukshëm në të ardhurat e tyre ose të partnerit të tyre. Pothuajse gjithë pjesa tjetër thanë se nuk ka pasoja negative për ta.

Ndërsa beqarë dhe ata që jetojnë si çift kishin më pak gjasa të vërenin një rënie të të ardhurave, sondazhi zbuloi se familjet me tre ose më shumë njerëz e kishin ndjerë më shumë efektin në kuletat e tyre.

Problemet me shëndetin mendor

Sondazhi zbuloi gjithashtu se gratë kishin ndjerë një efekt më të madh negativ në shëndetin e tyre mendor si rezultat i pandemisë.

Gjashtë nga 10 gra në të gjitha grupmoshat thanë se kishin ndjerë stres psikologjik në krahasim me vetëm 38% të burrave në sondazh.

Grupi i kërkimit të tregut Nielsen, i cili kreu hulumtimin tha që për sondazhin kishin marrë një kampion përfaqësues prej 1.000 të rriturish midis datave 9 dhe 16 qershor.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e DW


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *