Vendosni fjalën kyçe....

Kryediplomatja e Kosovës: Ish-luftëtari i UÇK-së u ndalua nga policia shqiptare, por më pas u la i lirë


Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj ka konfirmuar se veterani i UÇK-së, Murtez Kastrati ishte ndaluar nga policia shqiptare pas një urdhër-arresti serb.

Por ajo shton se është liruar pas verifikimeve.

“Me të lexuar njoftimin nga z. Hysni Gucati, rreth ndalimit të ish luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z.Murtez Kastratit, kam kontaktuar menjëherë homologun shqiptar z.Gent Cakaj, i cili ka vepruar shpejtë dhe ka sqaruar që z. Kastrati është ndaluar për verifikim dhe liruar para 2 orësh.

Është e papranueshme se si Serbia shtiret ndërkombëtarisht për kinse ‘konstruktivitet’ ndaj Kosovës, ndërsa posa mbyllen dyert e të ashtuquajturit dialog, vazhdon veprimet ilegale kundër Kosovës.

Kërkesat e Serbisë përmes INTERPOL-it duhet të azhurnohen nga autoritet e Shqipërisë, dhe të reflektojnë realitetin politik e ligjor të Kosovës. Do të angazhohemi bashkë me organizatat e dala nga lufta që menjëherë Qeveria, respektivisht MPJD dhe MPB e Republikës së Kosovës, t’u vë në dispozicion autoriteteve të Shqipërisë, listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”- shkruan Haradinaj.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, thotë se do bashkëpunojë me homologun Gent Cakaj, për të mos lejuar turpërimin e shqiptarëve. Ajo thotë se kjo nuk është vetëm çështje deklaratash.

“Në bashkëpunim të ngushtë me homologun Cakaj, do të veprojmë konform kompetencave tona ligjore e kombëtare, që të mos lejojmë turpërimin e maltretimin e shqiptarëve para kërkesave të tilla jolegjitime dhe joligjore të Serbisë.
Përkrahja e vlerave të UÇK-së dhe pastërtisë së saj, nuk është vetëm çështje deklaratash!”- thotë Haradinaj./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *