Vendosni fjalën kyçe....

Muzikantët britanikë shkruajnë një letër kundër racizmit, mes tyre dhe Rita Ora


Më shumë se 700 njerëz nga industria e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, artistë, menaxherë, prodhues dhe kompani kanë shkruar një letër të hapur duke u bërë thirrje njerëzve të “qëndrojnë së bashku” dhe “të zhdukin tani racizmin”.

Mes këtyre personazheve është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora.
“Ne jemi në gjendjen tonë më të keqe kur sulmojmë njëri-tjetrin”, thuhet në letër, citon BBC.

Artistët dhe përfaqësues nga industria e muzikës thotë se ata duan të tregojnë “se dashuria, uniteti dhe miqësia, jo ndarja dhe urrejtja, duhet dhe do të jenë gjithnjë kauza jonë e përbashkët”.

Yjet që e kanë nënshkruar letrën janë: Rita Ora, Little Mix, Nile Rodgers, Lewis Capaldi, The 1975, MNEK, Clean Bandit, Yungblud, Labrinth, Biffy Clyro, Mabel, Years & Years, Jess Glynne, Jonas Blue, Niall Horan, James Blunt, Naughty Boy, Grace Carter, dhe Joy Crookes.
Menaxheri i Ed Sheeran, Stuart Camp, si dhe menaxheri i Stevie ëonder, Keith Harris, gjithashtu e kanë nënshkruar atë.

Në letër flitet për “racizmin anti-hebrenjve”, pasi muzikanti britanik Wiley para një jave kishte bërë postime antisemitike, për të cilat më vonë kërkoi falje.

“Nuk dua t’ja di për Hitlerin, vetëm për njerëzit me ngjyrë”– shkruante artisti dhe më pas e krahasonte komunitetin hebre me Klanin Ku Klux.

Ai më pas tha se nuk ishte racist dhe nuk e kishte patur mesazhin fare për hebrenjtë dhe kërkoi falje që i kishte përgjithësuar.

Në letrën e artistëve britanikë, të firmosur dhe nga Rita Ora shkruhet gjithashtu:“Pakicat nga të gjitha prejardhjet dhe besimet kanë luftuar dhe vuajtur. Nga skllavëria në Holokaust kemi kujtime të dhimbshme kolektive. Të gjitha format e racizmit kanë të njëjtat rrënjë – injoranca, mungesa e arsimimit dhe vënia e fajit tek të tjerët.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *