Vendosni fjalën kyçe....

Shtimi i të infektuarve, shteti australian shpall gjendjen e katastrofës


Shteti i Viktorias në Australi ka deklaruar gjendjen e katastrofës dhe ka vendosur masa të reja bllokimi pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Kryeministri Daniel Andrews tha se kufizimet do të hynin në fuqi të dielën në orën 18:00, shkruan BBC.

Sipas rregullave të reja, banorët e kryeqytetit të Melburnit do t’i nënshtrohen një shtetrrethimi gjatë orëve të natës.

Urdhri i qëndrimit në shtëpi do të forcohet, duke u dhënë banorëve më pak përjashtime për largimin nga shtëpia.

Banorët nuk do të lejohen të udhëtojnë më larg se 5 km nga shtëpia e tyre, stërvitja do të kufizohet një herë në ditë, dhe vetëm një person i familjes do të jetë në gjendje të bëjë pazar për gjërat bazike.

Pas suksesit të hershëm në shtypjen e virusit, Australia ka pasur më pak raste se shumë vende të tjera, duke regjistruar rreth 17,000 infeksione dhe 200 vdekje.

Por rastet po rriten me shpejtësi në Viktoria, duke detyruar kthimin e kufizimeve në fillim të korrikut. Të dielën, shteti raportoi 671 raste të reja të koronavirusit dhe shtatë vdekje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *