Vendosni fjalën kyçe....

Fitorja e Arsenalit, Obamejangut i bie trofeu nga dora (VIDEO)


Pas fitores në finalen në Wembley, kapitenit të Arsenalit Pierre-Emerick Aubameyang i ra trofeu nga duart.

Shokët e tij të skuadrës kanë shpërthyer në të qeshura dhe kanë nisur të tallen me të, se si e rrëzoi kupën në momentin kur duhet ta ngrinte atë.


Kapiteni i Arsenalit foli i emocionuar për BBC Sport pas fitores, së bashku me portierin Emiliano Martinez.
“Respekt i madh për këtë njeri”- tha ai për Martinez.

Më pas vazhdoi: “Ne u kënaqëm shumë. Ne jemi shumë të lumtur. Siç mund ta shihni, Emi po qan. Kjo tregon, se fitimi i kësaj loje dhe ky trofe na bën kaq të lumtur. Ne e merituam këtë fitore. Ai (flet për Mikel Arteta) bëri një punë të shkëlqyeshme dhe ne jemi shumë të lumtur që e kemi në bord.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *