Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën 5 pacientë lidhur me Covid-19 në vend, 123 raste të reja


5 persona kanë humbur jetën lidhur me Covid-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në vend janë zbuluar 123 raste të reja më koronavirusin e ri.

Viktimat janë 3 qytetare nga Shkodra; një 47-vjeçare, një 51-vjeçare, një 72-vjeçare, me disa sëmundje bashkëshoqëruese si dhe 2 qytetarë nga Tirana; një 65-vjeçar pa sëmundje të tjera dhe një 70-vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura si mbajtjen e maskave, shtimin e higjienës personale si dhe distancimin shoqëror.

Deri tani në Shqipëri kanë humbur jetën 166 persona lidhur me Covid-19. Nga 120 pacientët që po trajtohen në dy spitalet Covid, 18 prej tyre janë në terapi intensive me 6 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *