Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit kundër maskave e vaksinave përleshen me policinë në Berlin, plagosen 18 oficerë (Video)


Një protestë e madhe në Berlin kundër rregullave të detyrueshme të mbajtjes së maskave dhe masave të tjera anti-Covid përfundoi në përleshje dhe arrestime, pasi policia urdhëroi demonstruesit të shpërndaheshin pasi ata refuzuan të ruanin distancimin shoqëror.

Sipas policisë deri në 20,000 njerëz morën pjesë në marshimin e së shtunës në kryeqytetin gjerman, me disa raporte që e japin shifrën shumë më të lartë.

Demonstruesit, shumica e tyre që nuk mbanin maska, mbanin pankarta me parulla kundër kufizimeve Covid-19 e vaksinimeve.

Oficerët ndërhynë në protestë, duke pretenduar se pjesëmarrësit nuk po respektonin rregullat e distancës shoqërore.

Oficerët përdorën altoparlantë për të urdhëruar protestuesit të shpërndaheshin ndërsa u përplasën më pas me protestuesit. Policia e Berlinit tha se tetëmbëdhjetë oficerë ishin lënduar gjatë protestës, me 3 prej tyre që ishin shtruar në spital.