Vendosni fjalën kyçe....

Gjuzi i bindur bën një premtim: Po s’u vodhën zgjedhjet, do jem prapë deputet


Deputeti i opozitës parlamentare, Gjuzi, tha në seancën e sotme plenare se ndryshimet kushtetuese po rrisin pragun elektoral.

Ai tha se rritja e pragut nuk e shqetësonte pasi nëse zgjedhjet nuk do vidheshin ai do ishte sërish deputet në Parlament.

“Jo po sillni këtu një dokument me ndryshime kushtetuese. Nuk i keni depolizituar komisionet dhe keni rritur pragun. Nuk shqetësohem sepse nëse zgjedhjet nuk vidhen ne do jemi prapë këtu. Këtu do jem prapë.” – tha Gjuzi.