Vendosni fjalën kyçe....

Ose mbështeteni, ose t’ju vijë turp – Pse Greta Thunberg është bërë e paprekshme


Nuk ju pëlqen programi i Greta Thunberg? Epo atëherë jeni një burrë i zemëruar që duhet të ndjehet i turpëruar. Të paktën ky është mesazhi që përhapin me përçmim mediat liberale, dhe miratohet nga vetë Thunberg.

Nga njëra anë, Thunberg është një zë për të rinjtë e pakënaqur që flasin të vërtetën e tyre para liderëve. Nga ana tjetër, ajo është një predikuese e cila tregon përralla për eko-apokalipsin e afërt dhe turpëron drejtuesit e makinave, udhëtarët e avionëve dhe ngrënësit e mishit për mëkatet e tyre.

Reagimet ndaj Thunberg kanë qenë mikse, kryesisht sepse ajo bën kërkesa më radikale për reduktimin e karbonit sesa ato që rekomandojnë shkencëtarët e OKB-së.

Këshilla e saj për qeveritë, për të eleminuar e jo thjesht zvogëluar emetimet, do të riformatonin plotësisht jetën, punën, udhëtimin dhe dietën e të gjithëve në botë, nëse kërkesat e saj do të merren parasysh. Për shumë njerëz, Greta Thunberg mund t’i marrë hamburgerët nga duart.

Por nëse e kritikoni atë, jeni Satanai i mishëruar.

“Pse është Greta Thunberg kaq ngacmuese për burra të caktuar?”, pyesin kolumnistët e gazetave. Kritikët e saj po shihen të gjithë si burra që “zemërohen pa të drejtë me një vajze suedeze që dëshiron të shpëtojë planetin”, sipas një videoje satirike të ABC News Australia.

“Nëse jeni një i rritur i cili ka nevojë t’i bërtasë një fëmije për çfarëdo arsyeje” , videoja ju rekomandon të kërkoni ndihmë të specializuar.

Vetë Thunberg e shpërndau videon të enjten, duke u thënë kritikëve se “Ndihma është në dispozicion.”

Të sulmosh personalisht një fëmijë nuk është diçka që duhet inkurajuar. Të thuash që mendimet e saj, të transmetuara në skenën botërore me mbështetjen e miliona mbështetësve në publik, në qeveri dhe në media, janë jashtë kufijve është kundërproduktive.

Po ashtu edhe të tallesh me pamjen e saj ose sindromën e aspergerit nga e cila ajo vuan, dëmton argumentet e skeptikëve të klimës dhe kritikëve të Thunberg, duke mos patur asnjë dobi. 

Ndërtimi i Thunberg-ut si një figurë e paprekshme e bën të pamundur diskutimin e arsyeshëm.

Marrë me shkurtime nga RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *